Prayer7 Lutja

Lutu me Besim


Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Kini besimin e Perëndisë! 23 Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit dhe hidhu në det”, dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. 24 Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni. -Marku 11:22-24

 Besimi është akti i mbështetjes apo i lëshimit të vetvetes, trup dhe shpirt, në krahët e Krishtit për shpëtimin, shenjtërimin dhe bekimin tonë. Ky nuk është një akt irracional. Besimi ndërtohet mbi logjikën. Besimi ndërtohet mbi faktin se ai të cilit i ke besuar, Krishti, është në gjendje, i gatshëm e plot deshirë që të të japë ato që i kërkon apo ato që të ka premtuar. Sa për ilustrim: Kalimi mbi një urë është në vetvete një akt besimi në urën dhe në konstruktorin e saj. Kalimi mbi të zbulon se çfarë mendon apo beson dikush për urën dhe atë që e ka ndërtuar atë. Po kështu, besimi i vërtetë është vendosja e jetës tonë me tërë shqetësimet e saj në dorën e Perëndisë. A besoj unë se Perëndia di se çfarë është më mirë për mua? A reagoj me inat a mërzitje apo me mosbesim ndaj Perëndisë kur shikoj se ai nuk do ti bëj gjërat sipas mënyrës apo kohës time?

Lutja kërkon besim. Ajo kërkon qene ti besojmë Perëndisë, ta lëshojmë veten në krahët e tij, dhe ti vendosim shpresat dhe pretendimet tona në Perëndinë. “Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë,” (Heb. 11:6). Ne duhet ti besojmë Fjalës së Tij. Kur ne i besojmë Perëndisë, ne dëshirojmë që vullneti i tij të fitojë mbi vullnetin tonë me qëllim që tia nënshtrojë atë vullnetit të tij. Kur ne i besojmë Perëndisë, ne dëshmojmë e rrëfejmë së Perëndia është i plotfuqishëm dhe se zemrat tona dëshirojnë e përpiqen që të jenë një me vullnetin e Perëndisë.

Vargu 22 thekson se ne duhet që të kemi besim në fillim pa të lutemi. Ne duhet që të dëshirojmë Perëndinë dhe vullnetin e tij pa të lutemi në përputhje me të. Kur lutemi pa besim ne po përpiqemi që të lëvizim malet e gabuara të jetës tonë. Ka shumë lloje malesh. Male të problemeve të jashtme, dhe male të brendshme të dëshirave, planeve dhe mendimeve mëkatare. Këto male kundërshtojnë planin e Perëndisë dhe shtrirjen e Mbretërisë së tij. Jakobi shkroi se “Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja,” (Jakobi 4:3).

Kur lutemi siç duhet, ne jo vetëm e vendosim besimin tonë tek Perëndia, por edhe në vullnetin e tij siç na shprehet në Fjalën e Tij (Gjoni 17:17) dhe premtimet e Tij (1 Gjo. 5:14-15). “Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson.”

A e përdor besimin në Krishtin kur lutesh? “Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!” (Gjoni 14:1) na urdhëron Krishti. A i beson personit  dhe veprën ndërmjetësuese të Krishti që të plotësojë të tëra nevojat tuaja si Profeti, Prifti dhe Mbreti  yt? A është interesi dhe shqetësimi yt kauza e Mbretërisë se Krishtit, promovimi dhe propagandimi i Emrit dhe i Fjalës së Tij, aq sa këto farkëtojnë dëshirat dhe qëllimet e tua dhe madje konsumojnë kohën dhe energjinë tuaj? Vullneti i Perëndisë bëhet parësori dhe vullneti yt bëhet dytësori kur besimi i vërtetë është aktiv në jetën tënde. Një besim i gjallë do të prodhojë dëshirën për t’iu konfirmuar vullnetit të tij. Për besimtarin e vërtetë është madje e thjeshtë për tu fokusuar në malet që na rrethojnë: malet e mosbesimit, të joshjeve të botës, të doktrinave të gabuara, të njohjes dhe aftësive tona të kufizuara. Por ne jemi të thirrur që të fokusohemi tek Perëndia në Krisht-tek ai që është më i lartë se të tërë këto male. Ne jemi të thirrur që të lutemi me besim për hir të Krishtit. Kjo është e mundur vetëm nëse lutemi në përputhje më vullnetin e Perëndisë, “ardhtë mbretëria juaj.” Vetëm atëherë këto male do të përfundojnë në detin e harresës.

A nuk është Perëndia besnik dhe i besueshëm? A nuk është kujdesur ai deri tani për familjet dhe kishat tona? A nuk na ka dhënë Ai dëshira të shumta të providencës dhe mirësisë së tij ndaj nesh si në histori ashtu edhe në Fjalën e Tij? A beson në hirin e tij sovran? A mund ti rezistojnë malet e mëkatit tënd, mosbesimit dhe ngurtësimit të zemrës, hirit të plotfuqishëm të Perëndisë? A beson se Perëndia mund të hedhë malet e mëkatit tënd në detin e faljes së Tij me anë të hirit të tij sovran? Beso dhe lutu me besim.