blog

Joyce Meyer: Një paralajmërim


Kisha e Jezu Krishtit duhet t’u shmanget dy ekstremeve. Nga njëra anë nuk duhet të përfshihet në debate të kota dhe shterpë, të cilat nuk sjellin asnjë lloj përfitimi për ata që i dëgjojnë (2 Timoteu 2:14). Nga ana tjetër nuk duhet t’i lëmë doktrinat e rreme të përhapen sepse doktrina e rremë prish jetën frymërore të njerëzve (2 Timoteu 2:16-18). Ajo që është shumë shqetësuese për kishën e sotshme është që besimtarët pranojnë çfarë do lloj doktrine dhe çdo lloj mësuesi pa kontrolluar fare në Shkrimet nëse janë të vërteta ose jo. Fjala na paralajmëron që do të vijnë ujqer, profetë të rremë, nga brenda dhe nga jashtë kishës të cilët do të fitojnë shumë dishepuj (Veprat 20:29-31). Këta njerëz nuk do të vijnë me një shenjë duke na paralajmëruar se janë të rremë. Ata do të jenë mashtrues që do të duken madje si një engjëll drite (2 Korintasve 11:13-15).

Përgjegjësia jonë, pavarësisht nga çfarë kisha jonë apo miqtë tanë janë duke bërë dhe duke thenë, është të kontrollojmë çdo gjë që na mësohet me anë të Fjalës së Perëndisë. Bereasit ishin lavdëruar në Veprat 17 sepse ata kontrollonin mësimet e apostullit Pal në Shkrimet. Nëse ishte e lavdërueshme dhe e nevojshme të kontrollonin Palin, apostullin e johebrenjve, a nuk është e domosdoshme të kontrollojmë çfarë na mësohet dhe çfarë na predikohet? Madje a nuk është përgjegjësia e çdo drejtues kishash të paralajmërojë njerëzit për të rremët? Ka një prirje në kishën e sotmeqë nëse një njeri ngrihet për të folur kundër një mësim apo një mësues ai është konsideruar të jetë i keq dhe sektar. Çdo bari është i urdhëruar në Shkrimin e Shenjtë të kundërshtojë mësimet dhe mësuesit e rremë me gjithë autoritet sepse ajo që rrezikohet është kisha e Jezus Krishtit dhe e vërteta e ungjillit (Titi 1:9, 12-14, 2:15). Prandaj unë kam vendosur të shkruajë këtë paralajmërim për Joyce Meyer. Thirrja ime është që të lexosh, të peshosh në dritën e Shkrimit dhe të veprosh!

Joyce Meyer ka një shërbesë jashtëzakonisht popullore si folëse. Emisionet e saj transmetohen me anë të satelitetit në mbarë botën. Librat e saj janë shumë të shitura dhe predikimet e saj të inçizuara blihen në sasi të mëdha. Ajo është përfshirë në shumë bamirësi në vendët të varfëra dhe tani po vjen edhe në Shqipëri. Disa prej librave të saj janë të përkthyera në Shqip dhe ajo është transmetuar edhe në radio të Krishterë, edhe në një emision televiziv në Shqipëri dhe në Kosovë. Pyetja është a është ajo një ujk apo një dele, një mësuese e mirë e Fjalës apo një mësuese e rreme? Këtu kemi 7 pika që duhen marrë në konsideratë kur mendojmë për këtë gjë.

Së pari, Meyeri e shtrembëron ungjillin. Le të shohim disa theniët e saj të publikuara në librin e saj ungjillizues, “Vendimi më i rendësishëm që mund të bësh ndonjëherë.”

“Gjatë asaj kohe që Jezusi hyri në ferr; atje ku unë dhe ty meritonim (ligjërisht) të shkonim për shkak të mëkatit tonë. Ai e pagoi çmimin atje….asnjë plan nuk ishte tepër ekstrem…Zoti e ngriti nga froni i Tij dhe i tha pushteteve demonike të cilët ishin duke torturuar Birin e Perëndisë të pamëkatshëm, ‘Lëshojeni.’ Pastaj fuqia ringjallëse të Perëndisë së Plotfuqishëm përshkoi ferrit dhe e mbushi Jezusin…ai ishte ngjallur prej së vdekurish- njeriu i parë i rilindur.” (f.35)

“Nuk ka shpresë për ndonjë njeri të shkojë në qiell përveçse nëse ai beson këtë të vërtetë që unë po prezantoj. Ti nuk mund të shkosh në qiell përveçse nëse ti beson me gjithë zemër se Jezusi morri vendin tënd në ferr.”

Diku tjetër ajo thotë, “Jezusi e pagoi çmimin në kryq dhe në ferr.” Në faqen 38 ajo e shkruan këto fjalë, “Për tre ditë ai ishte i vetëm duke paguar për mëkatet tona ‘vetëm si një njeri.’” Më vonë ajo thotë se Jezusi “ishte i pari ndër ne që rilindi.”

Me fjalë të tjera Joyce po na mëson se puna e shpëtimit nuk mbaroi në kryq por vazhdonte në ferr. Ajo thotë se kryqi nuk mjaftoi dhe se Jezusi vuajti në ferr për tre ditë. Po ashtu ajo është duke thenë se Jezusi e braktisi hyninë e Tij për këtë kohë dhe ishte i rilindur si ne. A janë të vërteta këto thenie? Aspak. Madje janë herezi. Jezusi në kryq tha, “U krye!” (Gjoni 19:30) dhe veli i tempullit u gris. Puna e tij duke paguar për mëkatin tonë mbaroi atje. Bibla e bën të qartë se shpëtimi ynë ishte siguruar në kryq një herë e përgjithmonë (Hebrenjtë 10:11-14). Si mund ai të kishte thenë hajdutit në kryq, “Sot do të jesh me mua në parajsë,” nëse ai nuk do të kishte fituar shpëtimin? Pse mburrej Pali në kryq? Pse predikonte Pali vetëm “Krishti dhe ai i kryqezuar,” nëse Krishti na ka shpëtuar edhe në kryq, edhe në ferr (1 Korintasve 2:2)?

Ka shumë debate midis besimtarëve të sinqertë nëse Jezusi vajti në ferr ose në qiell kur vdiq por, pavarsisht nga pikëpamja jote për këtë çeshtje, a mund të gjesh një varg në Bibel që thotë se Jezusi pagoi për mëkatin tënd në ferr apo që ai u torturua nga demonët atje? Ku mund të gjesh një justifikim Biblik për idenë se ai u rilind? Si mund të rilindet Perëndia? A nuk do të thotë kjo pastaj që ai është një mëkatar dhe që natyra e Tij nuk ishte e shenjtë? Si mund të thuash se Jezusi e braktisi natyrën e Tij hynore në ferr? A nuk thotë Shkrimi se ai është i njejtë dje, sot e përgjithmonë (Hebrenjtë 13:8)? Të thuash se për një moment Jezusi nuk ishte hynor është herezi. Të shtosh ungjillin, duke thenë se Jezusi vuajti në ferr për mëkate, dhe të thuash se Jezusi e la hyninë e Tij është të predikosh një ungjill tjetër. Kjo është të sjell një mallkim mbi veten (Galatasit 1:8, Zbulesa 22:18-19). Nëse Joyce Meyer thjeshtë po predikonte një interpretim tjetër për një çeshtje dytësore apo madje tretësore nuk do të ishte aq serioze por këtu ajo qartazi po shtrembëron ungjillin. Nga njerëz të tillë ne duhet të largohemi.

Së dyti Meyer beson se jemi “perëndi të vegjël.” Meyer mëson se Zoti na ka bërë sipas shëmbëlltyrës së Tij dhe që kjo na jep një autoritet të jashtëzakonshëm. Ne jemi, sipas saj, “perëndi të vegjël.”

Ajo thotë, “Përse kanë një krizë njerëzit kur Perëndia e quan krijimin e Tij, njeriun, njeriun e Tij- jo gjithë krijimin e Tij por njeriun e Tij- perëndi të vegjel? Nëse ai është Perëndi çfarë do të quajë atë tjetër veç specie-perëndie. Domëthenë nëse ti si një qenië njerëzore ke një bebë, ti e quan atë qenië njerëzore. Nëse një lopë ka një lopë tjetër, e quajnë lopë. Çfarë tjetër do të na quajë Perëndia? (Autoritet dhe Kundërshtimi, kaseta nr.1236)”

Meyer e justifikon këtë mësim nga Gjoni 10:33-34 ku Jezusi e thotë Farisenjve, “A nuk është shkruar në ligjin tuaj, ‘Ju jeni perëndi’?” Mëgjithatë nga erdhi kjo thenie të Jezusit? Nga Psalmi 82:1-2. Atje Perëndia është duke gjykuar në mes të perëndive sipas vargut 1. Kush janë këta perënditë? Janë në fakt gjykatësit njerëzor në Izrael sipas vargut 2! Kur Zoti e quajti gjykatësit e padrejtë perëndi ai ishte duke gjykuar ata sepse kishin keqpërdorur autoritetin që ai e kishte dhenë atyre. Ashtu sikurse gjykimi i Perëndisë vinte mbi gjykatësit në ditën e Psalmistit, gjykimi i Zotit po vinte mbi Farisenjtë që kundërshtonin Jezusin. Të thuash si ne jemi perëndi është të shtrembërosh tërësisht Fjalën e Zotit dhe madje është të jesh më pranë Mormonët sesa besimtarë të vërtetë të Jezus Krishtit. Madje Pali thotë se kemi qenë të liruar prej atyre që thonë se janë perëndi por nuk janë (Galatasit 4:8). Pra nëse jemi të liruar prej tyre pse ti ngjajmë atyre? Jemi në shembëllesën e Perëndisë dhe kemi një dinjitet të jashtëzakonshëm por të quhemi perëndi është jobiblike dhe e rrezikshme.

Edhe pse Meyer nuk thotë se mund të jemi hyjnor, ajo është duke thenë se kemi një autoritet të jashtëzakonshëm duke thenë se jemi “perëndi të vegjël,” Sipas saj Jezusi na ka dhenë autoritet të marrim çfarë të duam prej qiellit. Kjo bindje del nga Mateu 16:19. Ajo thotë se ky varg duhet të përkthehet kështu, “ç’të jetë lidhur në qiell, lidhe në tokë dhe ç’të jetë zgjidhur në qiell, zgjidhe në tokë.” Ajo vazhdon duke thenë se tani ne mund të marrim bekimet në tokë sepse janë të lëshuar për ne në qiell dhe që ne mund të lidhim sëmundjet dhe gjërat të këqija sepse janë të lidhur në qiell. Ajo argumenton që duke qenë se nuk ka sëmundje dhe gjëra të tjera negative në qiell ne mund të jemi të lirë prej tyre në tokë. Ky përkthim thjeshtë nuk mund të mbështetet Biblikisht. Është e vërtetë se Jezusi po flet për autoritetin tonë këtu por këto thenie të saj thjesht nuk qëndrojnë Biblikisht. Në asnjë vend në Bibel nuk thuhet se nuk do të kemi sëmundje apo gjëra të tilla në këtë jetë. Shumica dërrmuese të besimtarëve beson se Perëndia shëron sot. Kjo është mëse e qartë në një pasazh si Jakobi 5:10-11. Mëgjithatë edhe Pali kishte bashkëpunëtorë të sëmurë që nuk shëroheshin dot (2 Timoteu 4:20). Është shumë e rrezikshme që të themi se kemi një autoritet kaq të madh sa të shërojmë të tjerët apo të jemi të shëruar në çdo rast. Bibla nuk na jep këtë të drejtë dhe pyetja ime është kjo, çfarë ndodh kur njerëzit dështojnë duke përdorur këtë ‘autoritet’? E zemë që kemi një të sëmure dhe ai nuk shërohet edhe pse kemi besim në fuqinë shëruese të Perëndisë dhe jemi lutur për të. Çfarë mund të thonë njerëzit që nuk shërohen dhe nuk çlirohen nga situatat e tyre dhe madje vdesin? Çfarë mund ti themi një prindi i cili ka një fëmijë që vdesë edhe pse jemi lutur per të dhe kemi shpallur se do të shërohet? Që ata nuk kishin besim? Meyeri po na jep një pushtet që nuk e kemi në realitet. Ajo është jo vetëm jobiblike por nëse njerëzit e ndjekin këtë bindje pasojat mund të jenë mjaft të rënda.

Së treti, Meyer ka shpallur se është e pamëkat. Kjo është në të vërtetë shumë shokuese.

Ja fjalët e saj në një predikim i titulluar “Çfarë ndodhi midis kryqit dhe fronit?” “Unë do t’ju them diçka njëherë, unë nuk pushova së mëkatuari deri sa e futa në këtë kokë të trashë faktin se unë nuk isha më një mëkatare…Bibla thotë se unë nuk mund të jem i drejtë dhe mëkatar njëkohësisht…Unë nuk jam e varfër, unë nuk jam një mëkatare. Kjo është një gënjeshtër nga gropa e ferrit.”

1 Gjoni 1:8 na bën të qartë se po të themi se jemi pa mëkat ne gënjejmë vetet tona dhe e vërteta nuk është në ne. Romakët 7:17 thotë se mëkati është brenda nesh edhe pse kemi qenë të shpallur shenjtorë nga Perëndia. Ajo që Meyer nuk e kupton është që ka një deklarim juridik nga Perëndia për ne që jemi të shfajësuar, të drejtë në sytë e Tij, por që ne nuk do të arrijmë përsosmëri deri sa të shkojmë në qiell. Nëse ti mendon se nuk je më një mëkatar e vërteta nuk është në ty. Pyetja ime është, a duhet të dëgjojmë një njeri në të cilin nuk qëndron e vërteta? A ka pasur njeri i drejtë në Bibel i cili ka thenë se nuk është mëkatar?

Së katërti, Meyer nuk është një mësuese e besueshme. Dy gjëra janë shumë shqetësuese në shërbesën e Meyerit si mësuese. Në rradhë të parë faktin që si një grua ajo pretendon se ka të drejtë të mësojë burrat nga Fjala. Kjo është tërësisht kundër mësimit të dhjatës së re. Pali thotë qartazi në 1 Timoteu 2:11-14 se një grua nuk mund të ketë autoritet mbi një burrë dhe as nuk mund të japi mësim në kishë. Përse? Sepse gratë e Efesit ishin rebele? Sepse ishin ca probleme me gra të forta në kishën? Nuk ka asnjë evidenc ne tekst për këtë dhe madje Pali thotë se Adami u krijua i pari dhe pastaj Eva. Çeshtja nuk është a jemi të barabartë përpara Zotit, Bibla na mëson se jemi, por që burrat janë në krye të familjes dhe udhëheqësit e kishës. Pali nuk flet për kulturën e tij apo probleme të veçanta por si u krijua burri dhe gruaja e parë dhe kush ra në mëkat i pari. Mëgjithatë Meyer mëson se gratë mund të japin mësim dhe të drejtojnë në kishë. Ajo po kthen përmbys rendin e caktuar nga Perëndia për familjen dhe për kishën. A mund të besohet një njeri që kthen përmbys Fjalën e Zotit kaq haptazi? Madje ajo mendon se engjejt po drejtojnë predikimet e saj.

Ajo thotë, “Unë besoj se janë, dhe shpresoj sigurisht se janë disa engjej këtu sot në mëngjes të cilët jane duke predikuar me mua. Unë besoj se para se të flas një thenië e vajosur për ju, një prej tyre përkulet dhe më thotë tek veshi im se çfarë duhet t’ju them.”

Diku tjetër ajo thotë, “Nëse unë aksidentalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër shkoj drejt gabimit, unë do të kem një zile që do të bie brenda meje që është kaq zhurmuese sa që jo vetëm unë do të dëgjojë por edhe të gjithë të tjerët.” A ke dëgjuar këtë zile ndonjëherë? A bie kjo zile në kishën tuaj ndonjëherë kur dikush po flet? A ka një pasazh Biblik që thotë se engjejt na drejtojnë në të predikuarit? Fryma na ishte premtuar si ndihmësi ynë kur jemi përpara sinagoga. Ishte Fryma që do të drejtonte dishepujt në të gjithë të vërtetën sipas Jezusit por në aktin e të predikuarit ku thuhet se do të drejtohemi nga engjejt? Jo, ne duhet të jemi Bereas dhe duhet të kontrollojmë çdo mësim në Shkrimet. Meyer nuk mund të pranohet si mësuese e Fjalës.

Së pesti, Meyer mëson se fjalët tona përcaktojnë realitetin tonë. Meyer fillon me Fjalët e Urta 18:21 dhe thotë se fjalët kanë pushtet të japin jetë apo vdekje.

Ajo thotë se fjalët kanë “fuqi ose negative ose pozitive…Pra nese do të them gjërat e duhura do të kem rezultatet të duhura. Dhe nëse po them gjërat të gabuara do të kem rezultatet e gabuara.”

Ajo citon edhe Romakët 4:17 duke thenë se “Zoti i jep jetë të vdekurve dhe flet për gjërat që nuk ekzistojnë sikur ekzistojnë. Ai e krijoi botën me anë të fjalëve të mbushura me besim. Ne jemi të krijuar në shembëllesën e Tij dhe ne mund të thërrasim gjerat që nuk janë sikur ekzistojnë. Ne mund të flasim mendime pozitive për vetet tona në atmosphere dhe prandaj mund të profetizojmë të ardhmen tonë.” (Goja jote është një armë, Jeta në Fjalën, 1997, f.7)

Ajo thotë se gruaja e shëruar në Mateu 9:21 sepse e preku Jezusin ishte e shëruar sepse i tha vetvetes se mund të shërohej nëse do të prekë atë. Mëgjithatë Jezusi e bëri të qartë se besimi i saj dhe jo fjalët e saj e kishin shëruar atë. Fjalët e Urta në të vërtetë na tregon se fjalët tona kanë pushtet të madh dhe mund të sjellin jetë apo vdekje por ku mund të gjejmë një varg që thotë, “Nëse flasë gjërat pozitive ato do të më vijnë dhe nëse flas negativisht do më ndodhin gjërat negative”? Nëse ne kemi pushtet të përcaktojmë të ardhmen tonë me fjalët tona, ku është Perëndia në këtë mes? Pyetja ime është e thjeshtë, kush është në kontroll të jetës sonë, fjalët tona apo Perëndia ynë? Ku në Fjalën e Zotit jemi mësuar të shpallim gjërat pozitive për jetët tona dhe të presim të ndodhin? Si ka mundësi që Jakobi na mëson të mos bëjmë shumë plane për çfarë do të ndodhë nesër apo pasnesër por duhet të themi, “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë atë gjë.” (Jakobi 4:13-16) Të themi se do të ndodhë diçka me pa tjetër është asgjë më tepër sa krenari dhe Jakobi thotë se “çdo mburrje është e keqe.” Ne besojmë se Zoti është në kontroll dhe që ai ndryshon gjërat. Ne i lutemi atij sepse e dimë se ai ka pushtet të bëjë të pamunduren por të themi se ne kemi pushtet, përmes fjalëve tona, të caktojmë gjërat është e gabuar. Ajo thotë, “Dhimbja është një frymë. Kur hyn në trupin tënd, thuaje të iki.” (Nga Kryqi deri në qiell) Ku mund të gjejmë një gjë të tillë në Bibel. Dhimbja është pjesa e mallkimit të Zotit mbi njeriun dhe vetëm do të largohet në qiell (Zanafilla 3:16, Zbulesa 21:4). Nëse mësojmë diçka tjetër ne jemi në kundërshtim me Fjalën.

Së gjashti, Meyer mëson se ne mund të garantojmë begatinë tonë financiare. Ajo merr parimin e 2 Korintasve 9:6, “Ai që mbjell me kursim do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell me bujari edhe do të korrë me bujari.” Meyer thotë, “Ne duhet të ujisim ofertat tona me ujin e Fjalës së Tij dhe të presim një korrje të bollshme. Mbille farën tënde dhe fol Shkrimet që flasin për begatie mbi financat tuaja.” Shkurtimisht mund të themi se Meyer mëson se nëse ne do të kemi sukses në jetë dhe plotë të ardhurat ne duhet të mbjellim lekët tona për Zotin dhe të besojmë se ai do të na japi shumëfish më shumë në këmbim. Bindja ndaj ligjit të Zotit në dhjatën e vjetër solli një begati ekonomike për Izraelin (Ligji i Përtërirë 28:8-12). Ajo që Meyeri dhe shumë mësuesë të tjerë nuk e kuptojnë është që kjo është një besëlidhje e bërë me një popull, Izraelin, dhe që ajo është tani e plotësuar nga besëlidhjen e re. Edhe pse disa elemente të besëlidhjes së vjetër vazhdojnë, këto premtime nuk janë për ne sot. Ne nuk jemi një komb si Izraeli por një familje frymërore si kishë. Ne kemi një besëlidhje të re dhe nuk na janë përsëritur këto premtimet. Jezusi tha se të varfërit do të kemi gjithmonë dhe Jakobi e bën të qartë që disa besimtarë do të jenë të varfër (Jakobi 2:5). Ne kemi shembullin e kishës së Jeruzalemit që shisnin pronat e tyre në Veprat 2 për të ndihmuar të varfërit. Pse nuk u luten me besim ata? Pse nuk derdhnin një ofertë në kishë dhe prisnin begatinë? Nuk mund të themi se është vullneti i Perëndisë të kemi shumë lekë. Bibla thjeshtë nuk na mëson një gjë të tillë. Kur Pali thotë se duhet të mbjellim me bujari a do të thotë se do të korrim lekë bujarisht? Nganjëherë Zoti mund të begatojë ty kur je bujar ndaj Tij dhe të tjerët. Ai mund të besoj ty me bekime të tillë. Mëgjithatë nuk thuhet në Bibel se ti mund të jesh mirë ekonomikisht thjesht duke dhenë oferta të mira në kishë. Ne nuk kemi asnjë udhëzim apo premtim të tillë. Ky mësim është i rrezikshëm sepse gënjen njerëzit e varfër se mund të jetojnë në bollëk. Është i rrezikshëm sepse në vend që të drejtojmë njerëzit tek bekimet qiellore, ne po themi se ajo që ka vlerë është bekim tokësor dhe material. Nëse ne drejtojmë njerëzit drejt pasuritë materiale ne po themi se synimi ynë duhet të jetë gjërat e kësaj bote. Ne po drejtojmë njerëzit me frymën e botës dhe po shkelim haptazi mësimet e Biblës (Luka 12:15, Kolosianët 3:1-3).

Së shtati, Meyer ka një pikëpamje shumë të gabuar për gjakun e Jezusit. Meyer thotë, “Një nga mënyra se si ne mund të nderojmë gjakun është të këndojmë për të, të flasim për të, të studiojmë atë dhe të meditojmë mbi të.” Ajo thotë, “Unë e di se djalli ka frikë nga gjaku.” “Ne duhet të mësojmë se si të perdorim gjakun.” Si e perdor Meyeri gjakun e Jezusit? “Unë dhe burri im qëndrojmë në hotele të ndryshme për shkak të shërbesës sonë. Shumë shpesh kur heqim gjërat nga valixhe dhe sistemohemi në një dhomë në hotel unë do të “kërkoj” gjakun ose të “vë” gjakun mbi dhomën, të pastrojë ose të heqë ndonjë frymë të gabuar që mund të jetë atje nga miqtë e tjerë. Unë e bëjë këtë duke u lutur, duke përmendur gjakun në lutjen time.” “Ti duhet të fillosh të lutësh gjakun mbi fëmijet e tu, makina jote, shtëpia jote, dhe trupi yt.” “Nëse ti je i sëmurë në trupin tënd, kërko gjakun përmbi trupit tënd. Jeta është në gjakun; ai mund të dëbojë vdekjen e sëmundjes.”

Në rradhë të parë, është e drejtë të kujtojmë se Krishti ka derdhur gjakun e Tij për ne. Kjo është diçka që ne bëjmë veçanërisht në Darkën e Zotit. Megjithatë kush është më e rëndësishme, të meditojmë e të studiojmë për gjakun apo për Atë që e ka derdhur atë? Nga e di ajo se djalli ka shumë frikë nga gjaku i Krishtit? Ku na thuhet se duhet të pastrojmë teritorin nga frymërat e liga dhe aq më shumë duke perdorur gjakun e Krishtit? Ku thuhet në Bibël se gjaku i Krishtit duhet kërkuar të dëbojë frymërat e këqija dhe sëmundjet? Çfarë kërkon njeriu duke shpallur gjakun e Krishtit mbi makinën apo shtëpinë e tij? Shpesh njerëzit thonë se ka shërim në gjakun e Krishtit. Ata citojnë pasazhe si Isaia 53:5 apo 1 Pjetri 2:24. Mirëpo shikoni sfondin e këtyre vargjëve. A përmenden gjërat si sëmundja fizike? Jo, sfondi i këtyre pasazhëve është shpëtimi ynë frymëror. Shërim fizik nuk përmendet. Nëse Bibla në të vërtetë na mëson se shërimi fizik vjen prej gjakut të Krishtit sot, përse nuk kemi udhëzime të detajuara se si të përdorim atë? Pse duhen pleqtë e kishës të luten dhe të vajosin njerëz të sëmurë nëse kemi gjakun e Jezusit si armën tonë? Mendoni për sakrificën e Jezusit. A marrim të gjithë bekimet që Jezusi ka siguruar në vdekjen dhe ringjalljen e Tij në këtë jetë? Jezusi e mposhti vdekjen por secili prej nesh do të vdes. Vetëm kur të vijë Krishti përsëri do të zhduket vdekja. Nëse vdekja nuk do të na zhduket në këtë jetë, çfarë bazë kemi ne të besojmë se sëmundja do na dëbohet në po këtë jetë? Nga çfarë do të vdesim? Apo a do të ikim të gjithë si Enoku? Unë e di se në qiell do të jem tëresisht i lirë nga mëkati por jam ende një mëkatar dhe kam nevojë të shenjtërohem (Hebrenjtë 10:14). Në të vërtetë shumë bekime që Jezusi ka siguruar për ne nuk janë për ne sot por janë për në qiell. Mendo pak, nga na kanë ardhur sëmundjet? Nga mëkati dhe renia e njeriut në të. Nëse nuk mund të jem i pamëkat në këtë jetë, si mund të them se mund të jem i lirë nga sëmundja? Nëse mëkati ka shkaktuar sëmundjen, dhe ne nuk jemi pamëkat, si mund të themi se do të jemi pa sëmundjet? Gjaku i Jezusit nuk tregohet në Bibel si një gjë shëruese për sëmundjet tona, as një gjë pastruese për shtëpitë tona, as një gjë mbrojtëse për fëmijet tanë. Gjaku i Jezusit është për të pastruar shpirtrat tona. Fuqia e gjakut sipas ligjit dhe sipas besëlidhjes së re është të na sjell faljen e mëkatëve (Hebrenjtë 9:22). Mënyra se si Meyeri flet për gjakun është më e ngjashme me një prift Katolik në kohën e Mesjetës se sa një mësuese Biblike. Ajo ka bërë gjakun e Krishtit si një hajmali. Ajo po e “perdor” gjakun e Jezusit në një mënyrë tërësisht jobiblike.

Meyer ka shumë e shumë mësime të tjerë që janë kundër Fjalës së Perëndisë por unë kam përzjedhur vetëm kryesorët. Nëse ti nuk je dakort me çfarë kam shkruajtur të kërkojë që të kontrollosh çfarë thotë Fjala dhe të krahasosh atë me mësimet e Meyerit. Nëse ti ke pëlqyer mësimet e saj në radio apo diku tjetër mund të të vijë keq për këto që them. Mëgjithatë, çfarë ka më shume rendësi, të nderojmë Zotin ose njeriun? A duhet të injorojmë këto gabime në emër të dashurisë vëllezërore? Meyer jo vetëm interpreton Biblën gabimisht, por po shtrembëron ungjillin. Prandaj të thërrasë të largohesh nga çdo lloj mësimi të saj dhe të mos dëgjosh apo lexosh atë.