solat e reformacionit

Deklarata e Kembrixhit


20 Prill 1996

Kishat ungjillore sot sundohen gjithnjë e më shumë nga fryma e kësaj epoke sesa nga Fryma e Krishtit. Si ungjillorë që jemi, i bëjmë thirrje vetes që të pendohemi nga ky mëkat dhe të rimëkëmbim besimin historik të krishterë.

Gjatë historisë fjalët ndryshojnë dhe kjo ka ndodhur në kohën tonë me fjalën “ungjillor”. Në të kaluarën kjo fjalë shërbente si një lidhje uniteti midis të krishterëve që vinin nga një larmi e madhe traditash të krishtera. Kisha ungjillore historike ishte pohuese apo shpallëse e besimit. Në të përfshiheshin të vërtetat thelbësore të krishterimit, që ishin përcaktuar nga sinodet e shquara ekumenike të kishës. Po ashtu, ungjillorët kishin një trashëgimi të përbashkët me “solat” e Reformacionit protestant të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

Sot, drita e Reformacionit është zbehur jashtë mase. Si pasojë, fjala “ungjillore” është bërë aq gjithëpërfshirëse sa e ka humbur kuptimin. Ne rrezikojmë që të humbim unitetin dhe identitetin që është arritur për shekuj të tërë. Për shkak të kësaj krize dhe për shkak të dashurisë sonë për Krishtin, ungjillin e kishën e tij, ne përpiqemi që të rishpallim përkushtimin tonë ndaj të vërtetave kryesore të Reformacionit dhe të kishës ungjillore historike. Këto të vërteta i pohojmë jo për shkak të rolit të tyre në traditat tona, por sepse besojmë se janë qendrore ndaj Biblës.

Sola Scriptura: Vetëm Shkrimi – Erozioni i Autoritetit

Vetëm Shkrimi është standardi i pagabueshëm i jetës së kishës, por sot kisha ungjillore e ka ndarë Shkrimin nga funksioni i tij autoritar. Praktikisht, shpesh kisha udhëhiqet prej kulturës. Teknikat terapeutike, strategjitë e marketingut dhe ritmi i botës së argëtimit kanë më shumë autoritet mbi dëshirat e kishës, funksionimin dhe çfarë ofron sesa Fjala e Perëndisë. Pastorët kanë neglizhuar mbikëqyrjen e tyre të ligjshme mbi adhurimin, duke përfshirë edhe përmbajtjen doktrinore të himneve. Me braktisjen në praktikë të autoritetit biblik, me venitjen e të vërtetave të tij nga vetëdija e krishterë dhe humbjen e spikatjes së doktrinave biblike, integriteti, autoriteti moral dhe drejtimi i kishës sa vjen e zbrazet.

Në vend që të adoptojmë besimin e krishterë për të kënaqur nevojat e konsumatorëve, ne duhet të shpallim ligjin, si i vetmi standard i drejtësisë së vërtetë dhe ungjillin, si njoftimi i vetëm i të vërtetës shpëtuese. E vërteta biblike është e domosdoshme për njohjen, edukimin dhe disiplinën e kishës.

Shkrimi duhet të na shpjerë përtej nevojave tona të perceptuara, tek nevojat tona të mirëfillta dhe të çlirojë nga të shikuarit e vetes përmes pamjeve, klisheve, premtimeve e përparësive të kulturës masive. Vetëm në dritën e të vërtetës së Perëndisë e kuptojmë vetveten si duhet dhe shohim çfarë siguron Perëndia për nevojat tona. Prandaj, Bibla duhet të mësohet e predikohet e mësohet në kishë. Predikimet duhet të jenë shtjellime të Biblës e mësimeve të saj e jo shprehje të mendimeve të predikuesit ose ideve të epokës. Ne duhet të synojmë vetëm për atë që ka dhënë Perëndia.

Vepra e Frymës së Shenjtë në përvojën personale nuk mund të shkëputet nga Shkrimi. Fryma nuk flet në mënyra të pavarura nga Shkrimi. Pa Shkrimin ne nuk do ta kishim njohur kurrë hirin e Perëndisë në Krishtin. Prova e të vërtetës është Fjala biblike e jo përvoja shpirtërore.

Teza e parë: Sola Scriptura

Ne pohojmë se Shkrimi i pagabueshëm është i vetmi burim i zbulesës së shkruar hyjnore dhe vetëm ai mund ta lidhë ndërgjegjen. Vetëm Bibla mëson gjithçka që është e nevojshme për shpëtimin tonë nga mëkati dhe është standardi me anë të të cilit duhet të vlerësohet e tërë sjellja e krishterë.

Ne mohojmë se një kredo, sinod apo individ mund të lidhë ndërgjegjen e një të krishteri, apo që Fryma e Shenjtë flet në mënyrë të pavarur apo në kundërshtim me atë që shpallet në Bibël, apo që përvoja personale shpirtërore mund të jetë një mjet zbulese.

Solus Christus: Vetëm Krishti – Erozioni i besimit të fokusuar pas Krishtit

Me shekularizimin e besimit ungjillor, interesat e tij përzihen me ato të kulturës. Si pasojë kemi humbjen e vlerave absolute, individualizmin tolerant dhe zëvendësimin e shenjtërisë me tërësinë, të pendimit me restaurimin, të vërtetën me intuitën, besimin me ndjenjat, providencën me shanset dhe shpresën e qëndrueshme me kënaqësinë e çastit. Krishti e kryqi i tij nuk janë më qendra e vizionit tonë.

Teza e dytë: Solus Christus

Ne pohojmë se shpëtimi ynë arrihet vetëm me anë të veprës ndërmjetësuese të Krishtit historik. Vetëm jeta e tij e pamëkatë dhe shlyerja e tij zëvendësuese mjaftojnë për shfajësimin e pajtimin tonë me Atin. Ne mohojmë që ungjilli predikohet nëse nuk shpallet vepra zëvendësuese e Krishtit dhe nuk kërkohet besimi në Personin e veprën e Krishtit.

Sola Gratia: Vetëm Hiri – Erozioni i Ungjillit

Besimi i papërligjur në aftësitë njerëzore është një produkt i natyrës së rënë njerëzore. Ky besim i rremë mbush tani botën ungjillore; nga ungjilli që fokusohet te vetë-vlerësimi, në ungjillin që predikon shëndetin e begatinë financiare t&
#235; domosdoshme, nga ata që e kanë shndërruar ungjillin në një produkt për t’u shitur dhe mëkatarin në një konsumator që dëshiron të blejë dhe të tjerë që e trajtojnë besimin e krishterë si të vërtetë, vetëm sepse funksionon. Kjo heshtje e doktrinës së shfajësimit, pavarësisht nga përkushtimi zyrtar i kishave tona. Hiri i Perëndisë në Krishtin nuk është thjesht i nevojshëm por është shkaku i vetëm i efektshëm për shpëtimin. Ne pohojmë se qeniet njerëzore lindin të vdekur shpirtërisht dhe nuk janë të aftë as për të bashkëpunuar me hirin ripërtëritës apo rilindës.

Teza e Tretë: Sola Gratia

Ne riafirmojmë se në shpëtim, çlirohemi nga zemërimi i Perëndisë vetëm ne anë të hirit të tij. Vetëm vepra e mbinatyrshme e Frymës së Shenjtë na sjell te Krishti, duke na çliruar nga skllavëria jonë ndaj mëkatit dhe duke na ngjallur nga vdekja shpirtërore në jetë shpirtërore.

Ne e mohojmë që shpëtimi është në një farë mënyre vepër e njeriut. Metodat, teknikat ose strategjitë njerëzore në vetvete nuk mund ta përmbushin këtë shndërrim. Besimi nuk prodhohet nga natyra jonë njerëzore e parilindur.

Sola Fide: Vetëm Besimi – Erozioni i Artikullit Kryesor te Besimit

Shfajësimi është vetëm me anë të hirit, nëpërmjet besimit vetëm dhe vetëm përmes Krishtit. Ky është artikulli me anë të të cilit qëndron apo bie një kishë. Sot ky artikull shpërfillet, shtrembërohet apo edhe mohohet ndonjëherë nga drejtues, studiues e pastorë që shpallin se janë ungjillorë. Megjithëse natyra e rënë njerëzore është tërhequr nga pranimi i nevojave për drejtësinë e numëruar të Krishtit, modernizmi e ndez zjarrin e pakënaqësisë me Ungjillin biblik. Ne kemi lejuar që kjo pakënaqësi të diktojë natyrën e shërbesës sonë dhe asaj që predikojmë.

Shumë veta në lëvizjen e rritjes së kishës besojnë se njohja sociologjike e atyre që marrin pjesë në adhurim, është aq e rëndësishme për suksesin e ungjillit, sa ç’është dhe e vërteta biblike që shpallet. Si pasojë, bindjet teologjike janë të ndara shpesh nga shërbesa. Prirja e marketingut në shumë kisha e shpie këtë edhe më tutje, duke e fshirë dallimin midis Fjalës biblike dhe botës, duke i hequr kryqit të Krishtit skandalin e vet dhe duke e redaktuar besimin e krishterë në parime e metoda që u sjellin sukses korporatave shekullare.

Megjithëse teologjia e kryqit mund të besohet, këto lëvizje po e zbrazin fare kuptimin e kryqit. Nuk ka ungjill tjetër përveç atij, sipas të cilit, me anë të zëvendësimit të Krishtit në vendin tonë, Perëndia i numëroi atij mëkatin tonë dhe na numëroi drejtësinë e tij. Për shkak se ai duroi gjykimin tonë, ne tani ecim në hirin e tij, si ata që janë të falur përjetësisht, janë të pranuar e birësuar si fëmijë të Perëndisë. Nuk ka bazë tjetër për pranimin tonë para Perëndisë, përveç veprës shpëtuese të Krishtit, as në patriotizmin tonë, apo në përkushtimin ndaj kishës apo sjelljes së mirë morale. Ungjilli shpall atë që Perëndia ka bërë për ne në Krishtin, nuk është mbi atë që ne mund të bëjmë për ta arritur atë.

Teza e Katërt: Sola Fide

Ne riafirmojmë se shfajësimi është vetëm me anë të hirit për shkak të Krishtit vetëm. Në shfajësim, drejtësia e Krishtit na numërohet si e vetmja përmbushje e drejtësisë së përkryer të Perëndisë.

Ne e mohojmë se shfajësimi varet nga ndonjë meritë që gjendet tek ne ose në bazë të injektimit+ të drejtësisë së Krishtit në ne dhe mohojmë që një institucion që pretendon se është një kishë e vërtetë, por që e mohon apo e dënon sola fiden, të pranohet apo njihet si një kishë legjitime.

Soli Deo Gloria: Lavdia i Përket Vetëm Zotit – Erozioni i Adhurimit me Qendër Perëndinë

Sa herë që autoriteti biblik në kishë humbet, Krishti zhvendoset nga vendi që i takon, ungjilli shtrembërohet, besimi deformohet, kjo ndodh gjithnjë vetëm për një arsye: se interesat tona kanë zënë vendin e atyre të Perëndisë dhe ne bëjmë shërbesën e tij sipas vullnetit tonë. Humbja e përparësisë së Perëndisë në jetën e kishës në kohën e sotme është diçka e zakonshme dhe e mjerueshme. Pikërisht kjo humbje na lejon që ta shndërrojmë adhurimin tonë në dëfrim, predikimin e ungjillit në marketing, të besuarit në teknikë, të qenit të mirë në të ndjerët mirë për veten dhe besnikërinë në të qenit të suksesshëm. Si pasojë, Perëndia, Krishti dhe Bibla kanë një domethënie mjaft të vogël për ne dhe kanë një lidhje inkonsekuente me ne.

Perëndia nuk ekziston thjesht për të kënaqur ambiciet e dëshirat tona njerëzore, oreksin tonë për konsum dhe interesat personale shpirtërore. Ne duhet të fokusohemi te Perëndia në adhurimin tonë dhe jo tek plotësimi i nevojave tona personale. Perëndia është sovran në adhurim kurse ne nuk jemi. Preokupimi ynë duhet të jetë mbretëria e Perëndisë e jo bota jonë personale, popullariteti apo suksesi ynë.

Teza e Pestë: Soli Deo Gloria

Ne pohojmë se meqenëse shpëtimi vjen nga Perëndia dhe është përmbushur prej tij, është për lavdinë e Perëndisë dhe duhet ta lavdërojmë gjithnjë. Duhet t’i jetojmë jetët tona përpara pranisë së Perëndisë, nën autoritetin e Perëndisë dhe vetëm për lavdinë e tij. Ne e mohojmë se mund ta lavdërojmë si duhet Perëndinë nëse adhurimi ynë ngatërrohet me zbavitjen, nëse neglizhojmë Ligjin ose Ungjillin n&#
235; predikimin tonë, ose nëse vetë-përmirësimi, vetë-vlerësimi apo vetë-përmbushja lihen të bëhen alternativa të ungjillit.

Një thirrje për pendim e reformim

Besnikëria e kishës ungjillore në të kaluarën bie në kontrast të theksuar me pabesinë e sotme. Në fillim të shekullit të kaluar, kishat ungjillore dalloheshin për një shërbesë të dukshme misioni dhe ngritën shumë institucione fetare për t’i shërbyer kauzës së të vërtetës biblike dhe mbretërisë së Krishtit. Aso kohe, qëndrimi dhe standardi i krishterë ishte mjaft i ndryshëm nga ai në kulturën e sotme, ndërsa sot nuk është i ndryshëm. Kisha ungjillore sot po e humbet besnikërinë e saj biblike, standardin moral dhe zellin misionar.

Ne pendohemi për dashurinë për botën. Jemi ndikuar nga “ungjijtë” e kulturës sonë shekullare, të cilët nuk janë aspak ungjij të vërtetë. Ne e kemi dobësuar kishën me mungesën e pendimit serioz, verbërinë tonë ndaj mëkateve tona që i shohim aq qartë tek të tjerët dhe dështimin tonë të pajustifikueshëm për t’u folur si duhet të tjerëve mbi veprën shpëtuese të Perëndisë në Jezu Krishtin.

Ne u bëjmë me zell thirrje pendimi ungjillorëve të shpallur që kanë devijuar nga Fjala e Perëndisë në çështjet e diskutuara në këtë Deklaratë. Kjo përfshin ata që shpallin se ka shpresë të jetës së përjetshme pa një besim të qartë në Jezu Krishtin, që shpallin se ata që e kanë refuzuar Krishtin në këtë jetë do të asgjësohen, pa duruar gjykimin e drejtë të Perëndisë përmes vuajtjeve ose që shpallin se ungjillorët janë një me katolikët romanë në Krishtin, edhe kur doktrina biblike e shfajësimit nuk besohet.

Aleanca e Ungjilloreve Rrefenjes u kërkojnë të gjithë të krishterëve që t’a konsiderojnë me kujdes zbatimin e kësaj Deklarate për sa i përket adhurimit, shërbesës, vizionit, jetës në kishë dhe ungjillëzimit.

Për hir të Krishtit. Amen.