Bashkepunetoret


31170_405348973983_7791498_nAlbert Kona eshte pastori i Kishes Reformuar Durres. Perendia e thirri dhe e shpetori ne dimer te vitit 1992-1993. Menjehere ai ndjeu thirrjen per sherbese. Pas nje periudhe sherbese ne Durres dhe ne Lushnje ku u perfshi ne mbjelljen e Kishes Ungjillore atje nen OM, ai shkoi te vazhdonte studimet teologjike ne USA. Ai eshte i diplomuar ne teologji nga Greenville Presbyterian Theological Seminary. Ai eshte i shuguruar si Pastor per mbjelljen e kishave ne Shqiperi nga Presbyterian Church in America. U kthye ne Shqiperi ne veren e 2007 kur edhe themeloi Kishes e Reformuar Durres. Ai eshte i martuar dhe ka dy femije. http://www.kishareformuardurres.org

 

 

foto per faqen

Elton Tahirllari është besimtar ungjillor doktrinhirist, i cili jeton në Tiranë dhe të cilit i pëlqen ta kalojë jetën duke zbërthyer dhe jetësuar përgjigjen e pyejtes së parë të Katekizmës së Westminsterit, sipas së cilës “synimi përfundimtar i njeriut është të lavdërojë Perëndinë (1 Korintasve 10:31)dhe të gjejë kënaqësinë në Të për jetë e mot (Psalmi 73:25-26)”. Megjithëse me profesion është Asistent i Lartë për Marrëdhëniet me Publikun pranë Zyrës Politike të Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), pasioni i tij i vazhdueshëm dhe i gjithëmbarshëm, të cilin edhe e ka kthyer në një forcë shtytëse të jetës së tij, është reformimi i Kishës Ungjillore Shqiptare duke luftuar në radhë të parë ungjillin gjysmak e njeri-përlëvdues që sipas tij predikohet në shumicën e bashkësive që e përbëjnë këtë Kishë. Është i martuar me Rovenën dhe ka një djalë dyvjeçar, i cili quhet Fineas.

414035_3724423830914_213737021_oWill Niven eshte nga Musselburgh ne Skoci. Ai eshte nje kishembjelles ne Fier dhe Patos. Pasi mbaroi studimet ne universitetin e Stirlingut, ai studioi ne Northumbria Bible College. Sherbimi per disa kohe ne Kishen Baptiste te Musselburgh e pergatiti ate per sherbesen si misionar. Ai erdhi ne Shqiperi ne 1999 dhe eshte martuar me Doreten me te cilen e ka tre femijet. Ai e sherben me kishat Rruga e Paqes.