Author Elton Tahirllari

Elton Tahirllari është besimtar ungjillor doktrinhirist, i cili jeton në Tiranë dhe të cilit i pëlqen ta kalojë jetën duke zbërthyer dhe jetësuar përgjigjen e pyejtes së parë të Katekizmës së Westminsterit, sipas së cilës “synimi përfundimtar i njeriut është të lavdërojë Perëndinë (1 Korintasve 10:31)dhe të gjejë kënaqësinë në Të për jetë e mot (Psalmi 73:25-26)”. Megjithëse me profesion është Asistent i Lartë për Marrëdhëniet me Publikun pranë Zyrës Politike të Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), pasioni i tij i vazhdueshëm dhe i gjithëmbarshëm, të cilin edhe e ka kthyer në një forcë shtytëse të jetës së tij, është reformimi i Kishës Ungjillore Shqiptare duke luftuar në radhë të parë ungjillin gjysmak e njeri-përlëvdues që sipas tij predikohet në shumicën e bashkësive që e përbëjnë këtë Kishë. Është i martuar me Rovenën dhe ka një djalë dyvjeçar, i cili quhet Fineas.